Polici i Rrugores akuzon nënkomisarin: Makina më përplasi gruan te vizat e bardha, Ardian Isufi ndikoi në fshehjen e provave

Polici i Rrugores akuzon nënkomisarin: Makina më përplasi gruan te vizat e bardha, Ardian Isufi ndikoi në fshehjen e provave

Rexhep Llacaj, efektiv i vjetër i policisë rrugore në Vlorë, akuzon ish-shefin e qarkullimit rrugor në Vlorë, Ardian Isufi, i njohur në media për dhunën që ushtroi ndaj kamarierit 18-vjeçar në Vlorë, se ka ndikuar në fshehjen e provave të një aksidenti rrugor në vitin 2021, ku mbeti e plagosur rëndë bashkëshortja e tij. Llacaj, me një karrierë 25-vjeçare në policinë rrugore të Vlorës, në një intervistë për News24, tha se Ardian Isufi, i cili në atë kohë ishte OPGJ i ngjarjes, ndikoi në fshehjen e provave. “Gjithçka ka nisur në datën 24  Janar të vitit 2021, kur bashkëshortja dhe...