Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai 2 shpulla i futi djalit

Polici dhunoi kamarierin! Avokati publikon VIDEON: Klientin tim e rrahën 15 veta, ai 2 shpulla i futi djalit

Kujtim Cakrani TIRANË- Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar, Ron Balaj në Vlorë për një shishe uji. Avokati ka publikuar një tjetër video ku pretendon se efektivi, tashmë i pezulluar është dhunuar nga 15 persona me sende të forta dhe ndodhet në reanimacion të spitalit Vlorës, pasi ka ‘qëlluar me dy shpulla fëmijën’. Pamjet e postuara prej avokatit që mbron policin që dhunoi kamarierin në vendin e punës, nuk duken qartë, por shihet një moment përplasjeje apo tensioni mes...