Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Policët e Ulsi Manjës shoqërojnë në spital Erion Veliajn si kriminel lufte, ministri linçon kryebashkiakun e Tiranës…
Burgjet dhe paraburgimet në Shqipëri duket se po bëhen më të rrezikshme për shëndetin e ish-zyrtarëve sesa korrupsioni për financat publike. Pas ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt, që prej ditësh endet mes Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT-së) dhe paraburgimit si pasojë e një infeksioni misterioz, radhën për “hospitalizim urgjent” e mori edhe Erion Veliaj. Kryebashkiaku i Tiranës mësohet se është transportuar dje me 30 policë në spitalin e Durrësit për analiza, duke sjellë më shumë truproja sesa pacientë. Në dhomat e spitalit u bë “evakuimi i madh”, ku pacientët i nxorën jashtë, pasi atje shkoi Veliaj. Shpërthejnë...