Policët barkëzgjosur të Ramës, vjedhin kroasantët në kjoskën e thyer nga protestuesit

Policët barkëzgjosur të Ramës, vjedhin kroasantët në kjoskën e thyer nga protestuesit

Pamje nga protesta në Tiranë tregojnë efektivë të policisë duke marrë kroasantë në një kioskë të dëmtuar gjatë zhvillimeve të mbrëmjes. Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, dallohet një efektiv policie që afrohet te kioska dhe merr produkte nga ambienti i saj. Ngjarja vjen në një natë të tensionuar në kryeqytet, ku protestat janë shoqëruar me përplasje, dëmtime dhe ndërhyrje të forcave të policisë në disa zona të Tiranës prej më shumë se 12 orësh.