Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Poliçan, flakët përfshijnë pyllin në Lybeshë, ndërhyjnë forcat nga Berati dhe ushtria
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me pisha, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Në ndihmë të zjarrfikësve të Poliçanit kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë nga Berati, si dhe dy fuoristrada të PMNZSh-së Berat, për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve. Zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë janë detyruar të përdorin mjete rrethanore dhe pompa uji shpine për të kontrolluar flakët. Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll dhe flakët janë lokalizuar, por në terren ende ndodhen disa vatra të vogla që rrezikojnë riaktivizimin.