Polemika në Superiore, Elbasani mundi Vorën dhe i afrohet Vllaznisë në krye të renditjes

Polemika në Superiore, Elbasani mundi Vorën dhe i afrohet Vllaznisë në krye të renditjes

Elbasani ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke triumfuar 2-1 ndaj Vorës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Takimi i zhvilluar në Vorë dhuroi emocione dhe polemika, sidomos në pjesën e dytë. Të besuarit e Gvozdenoviç e nisën më mirë sfidën dhe gjetën golin e avantazhit me Olberkis në minutën e 28’. Reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm dhe Kasalla riktheu ekuilibrin me një realizim spektakolar në minutën e 38’, duke mbyllur pjesën e parë në barazim. Në fraksionin e dytë, verdheblutë shtuan presionin në kërkim të golit të fitores. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 82’, kur arbitri Kreshik Barjamaj akordoi një penallti të kundërshtuar nga kampi vendas. Pas rishikimit me VAR nga Eldorjan Hamiti, vendimi u konfirmua....