Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Pogba, makthi mori fund. Kampioni i botës 2018 firmos i përlotur me Monaco
Pas gati dy vitesh larg fushave, Paul Pogba është gati të shkruajë një kapitull të ri të karrierës së tij. Mesfushori francez, tashmë zyrtarisht lojtar i ri i Monaco, rikthehet të luajë në atdhe pas një skualifikimi të gjatë për doping. Klubi i Principatës njoftoi mbërritjen e tij si lojtar i lirë, teksa firmosi kontratë 2-vjeçare, që do ta lidhë me ekipin deri në vitin 2027. Një moment plot emocione për Pogba, i cili nuk arriti t’i mbante lotët në momentin e firmës. Ish-lojtari i Juventusit dhe Manchester United kaloi një kalvar të gjatë. Francezi u skualifikua në vitin 2023...