Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

Nga Moikom Zeqo Emri i lavdishëm e i pamortshëm i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është i lidhur edhe me poezinë botërore. Marin Barleti ka dëshmuar për këngët popullore, pra për një traditë të këngës historike e legjendare të vetë popullit shqiptar. Vetë kryevepra e Barletit për bëmat e personalitetin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut është shkruar plot me poezi të brendshme, me një forcë përgjithësuese, ku poezia në kuptimin e përgjithshëm dhe artistik është e pranishme. Librin e Barletit mund ta quajmë pa e tepruar edhe si një poemë epike. Ky libër, siç dihet u botua në Romë gjatë viteve 1508-1510. Interesant është, të vihet në dukje se që në fillim të librit botohen edhe dy poezitë latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit tonë, e...