Poezi nga artistja Fatime Sefaj Lajçi kushtuar bijës së ndjerë: Ninullë

Poezi nga artistja Fatime Sefaj Lajçi kushtuar bijës së ndjerë: Ninullë

Fatime Sefaj Lajçi: Ninullë Me zërin e lidhur n’grykë,Me erën kur furishëm flatrat m’i prenë,Dilemën ma copton,Pikëllimi thinjet bukur,Tmerr’sisht bukur.Moj bijë! Si ta zë prap buzëqeshjen tënde,Gur i ftohtë skalitur,Gur i ftohtë i ndarjes,Si fundit ditë dhjetori…Me shoqet tua të kthyera kujtesë,Me shoqet fqinje kthyer në gur,Kthyer në lule,Motake qumësht si bora e bjeshkës,Që nuk e shkrin as dielli i korrikut! Fli moj bijë,Mami të këndon ninulla çdo natë,Lutet për gjumë të lehtë,Nuk ka rëndësi flen pak a shumë,Ti gjithmonë ke buzëqeshë në gjumë,Prandaj mami të përkundë prajshëm,Pa pikë loti,Vaj, jo se jo…Disi më pate mësuar të mos qajë për...