Poçetino starton me humbje, Junajtid prek fundin

Poçetino starton me humbje, Junajtid prek fundin

Mauricio Poçetino e nisi me humbje detyrën e re si trajner-menaxher i Mançester Junajtid. Në ‘Anfield’ skuadra e tij u shpartallua 4-0 nga Liverpuli vendas duke mbetur në vendin e parafundit pas 11 javëve me vetëm 8 pikë. Në fakt ndeshja mori tatpjetën për “Djajtë e Kuq” që në të 10′-ën pasi një faul i Joro ndaj Isak u vlerësua me të kuqe. Pikërisht në këtë goditje jashtë zone Sobotzlai gjeti avantazhin. Më tej Florian Virtz (13′) shënoi dhe të dytin ndërsa në pjesën e dytë Ngumoha dhe Munoz vulosën shifrat në 4-0 për Liverpulin. Ndërkohë sfida tjetër e kësaj jave mes Hull Sitit dhe Brajton i shkoi vendasëve 2-0. Të dy golat u shënuan në kohën shtesë nga i njëjti autor MekBrune./Sportiim.al/ Post navigation