Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Po vjen diçka e madhe…”, KF Vllaznia po përgatit një surprizë për të gjithë tifozët, brenda e jashtë vendit
E përfshirë në polemika me Bashkinë Shkodër për çeshtjen e koncertit recital të Bujar Qamilit në stadiumin “Loro Boriçi”, KF Vllaznia ka njoftuar një nismë mjaft interesante. Me një publikim në faqen zyrtare në Facebook, klubi shkodran ka njoftuar idenë e ngritjes së një televizioni, duke e quajtuar TV Vllaznia. “PO VJEN DIÇKA E MADHE! TV VLLAZNIA – Televizioni zyrtar i krenarisë kuqeblu po vjen! Nga stadiumi te studioja, nga historia te e ardhmja. Futboll, histori, pasion, intervista ekskluzive dhe gjithçka rreth Vllaznisë, 24/7 – në ekranin tuaj dhe online në çdo cep të botës! Shpejt, shumë shpejt…”, shkruhet në...