Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Po transportonte pacientin drejt reanimacionit në Gjirokastër, ambulanca përplaset me automjetin që i preu rrugën! Gjashtë persona të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mëngjes pranë urës së Kardhiqit, në nyjën që lidh qytetet e Sarandës, Gjirokastrës dhe Tepelenës. Rreth orës 09:30, një autoambulancë e Spitalit të Tepelenës, e cila po transportonte një pacient drejt Reanimacionit në Gjirokastër, është përplasur me një automjet tip BMW që i ka prerë rrugën në mënyrë të papritur. Autoambulanca, e drejtuar nga shtetasi Gj. Sh., nuk ka mundur të shmangë përplasjen, duke përfunduar jashtë rruge, në anën e djathtë të karrexhatës. Automjeti tjetër, një BMW me targa TR8732L, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme, si pasojë e...