Po transportonte marijuanë me furgon, arrestohet 66-vjeçari shqiptar në Spanjë

Po transportonte marijuanë me furgon, arrestohet 66-vjeçari shqiptar në Spanjë

Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar një 66-vjeçar shqiptar në Aranjuez, pasi iu gjetën mbi 65 kilogramë marijuanë të fshehura në bagazhin e furgonit me të cilin po udhëtonte. Sipas deklaratës së Shtabit të Policisë së Madridit, ngjarja ndodhi më 11 prill, kur një patrullë vuri re automjetin duke bërë një manovër të dyshimtë. Pas ndalimit, shoferi tregoi sjellje nervoze dhe u përgjigj në mënyrë evazive dhe jokoherente, çka shtoi dyshimet e policëve. Gjatë kontrollit të automjetit, u zbuluan më shumë se 100 qese plastike, secila e mbyllur hermetikisht dhe me rreth 650 gram marijuanë secila – duke çuar në...
Burimi: Sot.com.al