Po trafikonte 3 afrikanë drejt Malit të Zi, arrestohet 44-vjeçari në Hanin e Hotit! Ja çfarë iu gjet gjatë kontrollit
Një 44-vjeçar është vënë në pranga këtë të martë nga Policia e Shkodrës, pasi u kap duke ndihmuar disa shtetas të huaj për të kaluar kufirin. Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Gj. U., 44 vjeç, i cili u kap në afërsi të PKK-së Hani i Hotit, duke transportuar me automjet tre shtetas të huaj që synonin të kalonin ilegalisht në territorin e Malit të Zi. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Shkodër, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Destinationi”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj. U.,...
Burimi:
javanews.al