‘Po shkelet Kushtetuta’/ Avokati denoncon: Policia nuk më lejon të takoj të arrestuarit, i kanë rrëmbyer telefonin

‘Po shkelet Kushtetuta’/ Avokati denoncon: Policia nuk më lejon të takoj të arrestuarit, i kanë rrëmbyer telefonin

Pas dhunës dhe arrestimeve brutale ndaj protestuesve paqësorë, policia e shtetit vijon shkeljet ligjore duke mos lejuar avokatin e të arrestuarve të futet dhe të takojë klientët e tij në Komisariatin Nr. 3. Në një prononcim për Syri TV me Fatjon Gjinaj, Artan Manushaqe, avokat i aktivistit Andi Tepelena, ka denoncuar moslejimin e tij për të takuar të arrestuarit. Avokati Manushaqe tha se po shkelet rëndë Kushtetuta dhe të drejtat e njeriut, pasi çdo njeri ka të drejtë të përfaqësohet nga një avokat. Ai theksoi se është provokuar nga policët e komisariatit, të cilët kanë tentuar ta intimidojnë dhe nuk i kanë hapur derën për të takuar klientin. Artan Manushaqe tha gjithashtu se Tepelenës i kanë marrë telefonin, gjë që është tërësisht jo-ligjore. Mungesën e...