Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari

Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar një ditë më parë në fshatin Sopës, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, shtetasi T. K., 68 vjeç, ka rënë nga një lartësi teksa po saldonte portën në pronësi të shtetasit V. K. Si pasojë e rënies, ai është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vlerësim dhe veprime të mëtejshme procedurale.