Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Po riparonte defektin në zetor, e zë poshtë mjeti, humb jetën 60 vjeçari në Fier
👁3699
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Grecalli të Fierit. Një fermer 60-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se është zënë poshtë nga zetori, teksa ishte duke kryer shërbime xhenierike poshtë mjetit. Agron Sukulli është gjetur i pajetë nga fqinjët, poshtë gomës së zetorit, pranë banesës së tij. “Rreth orës 09:30, në fshatin Grecalli, shtetasin A. S., rreth 60 vjeç, dyshohet se duke kontrolluar mjetin bujqësor që kishte në pronësi, e ka zënë rrota e mjetit. Si pasojë ai ka humbur jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave...