Po prodhonte armë biologjike në papafingo, kapet 16 vjeçari

Po prodhonte armë biologjike në papafingo, kapet 16 vjeçari

Një ngjarje shqetësuese ka tronditur qytetin e vogël Zeithain, në landin e Saksonisë në Gjermani, ku një 16-vjeçar është ndaluar nga policia nën dyshimin se kishte ndërtuar një laborator armësh biologjike në papafingon e shtëpisë së prindërve të tij. Sipas Prokurorisë së Dresdenit, i riu dyshohet se ka prodhuar një përzierje jashtëzakonisht të rrezikshme të përbërë nga akonitinë dhe ricinë, kjo e fundit konsiderohet armë biologjike dhe rregullohet rreptësisht nga ligji gjerman për kontrollin e armëve të luftës. Pas bastisjes së banesës, autoritetet kanë sekuestruar substanca toksike dhe prova të tjera që mbështesin akuzat. Zona përreth shtëpisë është izoluar menjëherë...
Burimi: Javanews.al