Po planifikonte gjakmarrjen, Parandalohet vrasja në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari! Do merrte hak për sulmin ndaj vëllait

Po planifikonte gjakmarrjen, Parandalohet vrasja në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari! Do merrte hak për sulmin ndaj vëllait

Policia e Lezhës ka arrestuar sot (13 tetor) një 37-vjeçar i cili, sipas saj, po planifikonte të kryente një vrasje për hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij, ngjarje e ndodhur më 9 korrik, në Kurbin. Në pranga ra shtetasi E.(G.) B.(L.), 37 vjeç, banues në Kurbin, me precedent për përfshirje në ngjarje kriminale të mëparshme. Ai është vëllai i shtetasit Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure, të cilit iu bë atentat në korrik. “Si rezultat i monitorimit permanent të situatës në qark, nëpërmjet punës intensive operative dhe kontrolleve, si dhe si rezultat i analizimit dhe ndjekjes në dinamikë të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të lidhura me to dhe parandalimin e krimeve në përgjithësi, specialistët e...