Po planifikonin sulm terrorist ndaj komunitetit hebre në Angli, arrestohen 2 persona në Mançester!
Autoritetet britanike kanë arrestuar dy burra në Mançester, të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist ndaj komunitetit hebre në veri të Anglisë. Policia tha se të dyshuarit, rreth të 30-ave, u arrestuan të dielën në qendër të Mançesterit. Në të njëjtën kohë, forcat e sigurisë zhvilluan kontrolle në banesa në Salford dhe Liverpool, në kuadër të hetimit. Sipas Vicky Evans, koordinatores së lartë kombëtare të shërbimit britanik kundër terrorizmit, bëhet fjalë për një hetim afatgjatë dhe parandalues, i cili çoi në arrestimin e dy të dyshuarve. Hetuesit vlerësojnë se aktualisht nuk ka një kërcënim të menjëhershëm apo të vazhdueshëm për publikun. Megjithatë, masat e sigurisë mbeten të shtuara në zonë. Policia e Mançesterit të Madh ka shtuar patrullimet pranë sinagogave dhe vendeve të tjera...
Burimi:
javanews.al