Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po përpiqen të ndërkombëtarizojnë situatën”, SHBA do të refuzojë vizat për zyrtarët e Autoritetit Palestinez
Shtetet e Bashkuara do t’u mohojnë vizat zyrtarëve të Autoritetit Palestinez, duke akuzuar organin që qeveris pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli se po përpiqet të “ndërkombëtarizojë” situatën, raporton AFP. Organizata po “ndërmerr veprime për të ndërkombëtarizuar konfliktin e saj me Izraelin, si p.sh. përmes Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJPN) dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)”, tha Departamenti i Shtetit, duke akuzuar gjithashtu Autoritetin Palestinez për “vazhdimin e mbështetjes së terrorizmit”. Deklarata nuk specifikoi se kush po shënjestrohej, duke thënë vetëm se do t’u “mohonte vizat” “anëtarëve” të Organizatës Çlirimtare të Palestinës dhe “zyrtarëve” nga Autoriteti Palestinez (AP). Masat...