Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Po përjetojmë pasojat e një qeverisjeje të stërzgjatur/ Boçi: Inceneratori i Elbasanit është si Alkatraz, SPAK nuk guxon të hetojë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar përmes një deklarate në edicionin informativ të orës 16:00 në SYRI TV lidhur me zjarrin që vijon prej ditësh në fushën e mbetjeve në Elbasan, duke e konsideruar si një pasojë të drejtpërdrejtë të keqqeverisjes dhe korrupsionit të thellë në të gjitha nivelet e pushtetit. “Sot po përjetojmë pasojat e një qeverisjeje të stërzgjatur dhe të efektit të korrupsionit që ka kapluar çdo kapilar të institucioneve dhe mënyrës së qeverisjes, nga ajo qendrore te ajo lokale,” deklaroi Boçi. Ai theksoi se ky nuk është një zjarr i rastësishëm apo i papritur, por...