Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Po përgatiste sulm terrorist, policia gjermane arreston 27-vjeçarin boshnjak
Një burrë 27-vjeçar boshnjak u arrestua në orët e para të mëngjesit në Essen të Gjermanisë, nën dyshimin për planifikimin e një sulmi terrorist islamist. Sipas zyrës së prokurorit të Düsseldorfit, hetimi fillestar kishte të bënte me mashtrim tregtar, pasi 27-vjeçari, së bashku me të tjerë, dyshohet se kishte blerë pajisje elektrike të shtrenjta pa i paguar ato, me qëllim rishitjen e tyre. Ai planifikonte t’i përdorte të ardhurat për të financuar sulme terroriste. “Hetimet nga Shtabi i Policisë së Essen-it nën drejtimin e zyrës së prokurorit të Düsseldorf-it kanë zbuluar, përveç dyshimit për mashtrim të zakonshëm tregtar, indikacione se...