Po kthehej në Shqipëri, arrestohet në Rinas burrelsi i dënuar me 5 vite burg

Po kthehej në Shqipëri, arrestohet në Rinas burrelsi i dënuar me 5 vite burg

Një person i shpallur në kërkim dhe i dënuar me rreth pesë vite burgim nga drejtësia për mbajtje dhe prodhim të armëve, është kapur teksa kthehej në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit në Tiranë, për llogari të Policisë së Lezhës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, njoftuan sot (4 korrik) se në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, ndaluan 37-vjeçarin B. B., banues në Burrel. “I shpalluri në kërkim është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, bëri me dije policia...
Burimi: Javanews.al