“Po kjo ç’është o Tiku?”,  Balla thumbon pas arrestimit të Ergys Isufit me kokainë: Mos është dorë e brendshme?

“Po kjo ç’është o Tiku?”, Balla thumbon pas arrestimit të Ergys Isufit me kokainë: Mos është dorë e brendshme?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë, Ergys Isufi, pasi u kap ditën e sotme me kokainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar duke thënë: ‘Mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht’. ‘Mirë prindër, familjarë e krushq kandidatë, po kjo ç’është o Tiku?! Se mos ta kanë organizuar nga brenda, apo ky Agroni mos ka gisht. Se një armik do ta gjesh ti tani, siç të ka mësuar baba bufi’, tha ai.
Burimi: Sot.com.al