Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme
Dy të rinj janë aksidentuar pasditen e sotme në kilometrat e parë të autostradës Durrës-Tiranë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin përfundoi në kanalin buzë rrugës, teksa po ndiqeshin nga policia. Sipas burimeve policore, automjeti ishte konstatuar pranë Urës së Dajlanit, pasi kishte kryer disa manovra të rrezikshme. Efektivët u kanë bërë shenjë të ndalonin, por të rinjtë nuk i janë bindur urdhrit dhe janë larguar, duke bërë që patrulla të vihej në ndjekje të tyre. Ndjekja ka përfunduar kur automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Dy të rinjtë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, policia po vijon veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
javanews.al