Po filmonte shoqërimin e protestuesit, policia sulmon me spraj me piper gazetarin
Policia nuk ka kursyer as mediat në ditën e shtatë të revoltës studentore. Siç shihet edhe në pamje, gazetari Marsel Rupi, është sulmuar me spraj me piperi nga policia pranë Gjykatës së Apelit në teksa po filmonte shoqërimin e një protestuesi. Gjithçka nisi pasi gazetari po filmonte ndërhyrjen e policisë dhe kërkonte vazhdimisht shpjegime nga efektivët se përse po shoqërohej personi në fjalë. Gjatë këtij momenti, gazetari u godit me spraj piperi, duke pësuar irritim dhe shqetësime të forta në sy.
Burimi:
gijotina.com