Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Po ecim me ritëm të shpejtë drejt integrimit”/ Begaj në mbyllje të Samitit të SEECP: Diskutim frytdhënës për forcimin e stabilitetit përmes bashkëpunimit rajonal
Në fund të Samitit të SEECP-së me liderët e Procesit të Evropës Juglindore, Shqipëria ia kalon stafetën e Presidencës Bullgarisë. Presidenti Bajram Begaj e cilësoi takimin një diskutim frytdhënës për forcimin e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në Bashkimin Evropian. “Shqipëria ka qëndrim të qartë e të prerë për zgjidhje paqësore të konflikteve, lidhje të forta me BE-në dhe një angazhim të fortë për anëtarësimin në BE. Ne po ecim me ritëm të shpejtë drejt integrimit, teksa vijojmë t’i qëndrojmë besnikë vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike. Vendet e BE-së të ofrojnë mbështetje politike dhe konkrete për anëtarësimin...