Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po e them për herë të parë”, Tahiri: Ja dy rrugët që kishte Kosova kur u krijua ‘Specialja’
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri në një intervistë me gazetarin Besard Jacaj, për Klan News, ka ndarë për herë të parë publikisht dy opsionet që Kosova kishte për krijimin e Gjykatës Speciale, si dhe arsyet pse u zgjodh që ajo të themelohej nga institucionet vendase. Në dritën e protestës masive të mbajtur këtë të enjte kundër kësaj gjykate në Prishtinë, Tahiri theksoi se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, dhe e cilësoi të padrejtë mbajtjen në paraburgim të liderëve të UÇK-së për vite të tëra, pa një vendim të qartë dhe transparent. Ajo kritikoi vonesat, mungesën e transparencës dhe ndikimet politike që, sipas saj, kanë cenuar seriozisht legjitimitetin e procesit gjyqësor. Duke folur për sfondin politik të krijimit të Gjykatës, Tahiri zbuloi se në kohën kur...