“Po e kërkon Topin e Artë si fëmijë”, ish-lojtari kritikon Mbapenë: Të kërkosh diçka kur nuk ke fituar asnjë trofe…
Deklarata e fundit e Kilian Mbapesë ka marrë kritika nga opinioni sportiv. Ylli francez deklaroi publikisht se mendon se e meriton fitimin e Topit të Artë këtë sezon. Ndërkohë ish-lojtari Kristof Dugari ka kritikuar hapur Mbapenë. Ai ka thënë për “RMC Sport” se sulmuesi i Realit të Madridit po e kërkon trofeun në mënyrë fëmijërore. Sipas tij, nuk mund të kërkosh Topin e Artë në një sezon ku nuk ke fituar asnjë trofe ekipor. “E gjej kërkimin e një çmimi individual si ky fëmijëror, patetik. Nuk sjell madhështi. Kur je një lojtar i nivelit të tij, të kërkosh diçka të tillë… Më shqetëson. Duhet të flasim për ndarjen, për kolektivin. Të kërkosh diçka kur nuk e ke fituar ligën, Ligën e Kampionëve ose Kupën e...
Burimi:
sportekspres.com