Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital
Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur dyshohet se i moshuari humbi kontrollin e mjetit. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit. Njoftimi i policisë: Bulqizë/Informacion paraprak Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur...