Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po diskutojmë me Endri Shabanin”, Lapaj: Mund të shkrihemi në një parti me ‘Nisma Thurje’
Në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zbuloi se forca politike që ai drejton mund të shkrihet në një parti të vetme me partnerin e koalicionit parazgjedhor, “Nisma Thurje”. “Partia Nisma Thurje është një parti me një anë. Ne jemi Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, që është parti me një anë. Kemi bashkëpunuar për koalicionin parazgjedhor”, tha Lapaj por nënvizoi se “bashkëpunimi vazhdon edhe tani”. Më tej ai shtoi se janë duke negociuar me partinë e drejtuar nga Endri Shabani dhe Panajot Soko, mënyrën sesi do të shndërrohen në një forcë politike të vetme....