Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

Po digjte mbeturinat në oborr, por përfshihet nga flakët/ Humb jetën i moshuari

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në Fushë-Milot. Ngjarja ndodhi pasi i moshuari po digjte mbeturinat në oborrin e tij. Siç raporton Tv Klan, viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur shtetasi i identifikuar si Demer Haxhiu. Sipas burimeve paraprake, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e të moshuarit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Opinion.al