Po çmontonte skelat e ndërtimit, por u godit nga një tra, humb jetën 62-vjeçari

Po çmontonte skelat e ndërtimit, por u godit nga një tra, humb jetën 62-vjeçari

Një 62-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke punuar në ndërtimin e një pallati në fshatin Qerret në Kavajë. Policia e Kavajës njofton se shkak i vdekjes ka qenë rrëzimi fatal nga një tra prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit. Po si pasojë e rënies së trarit është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H. Në Komisariatin e policisë janë shoqëruar personat që kanë qenë prezent në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Javanews.al