Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë

Një 52-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Policia bën me dije se 52-vjeçari ka qenë duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.
Burimi: Opinion.al