‘Po blejnë vota për PS-në’, PD padit ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë në SPAK për shkelje të ligjit zgjedhor

‘Po blejnë vota për PS-në’, PD padit ish-nënkryetaren e Bashkisë Korçë në SPAK për shkelje të ligjit zgjedhor

Partia Demokratike ka dorëzuar një padi penale në SPAK ndaj ish-nënkryetares së Bashkisë Korçë, Besa Spaho, duke e akuzuar për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë fushatës elektorale. Sipas opozitës, padia përfshin edhe persona të tjerë të afërt me të, përfshirë drejtues të institucioneve rajonale, të cilët dyshohen për përfshirje në blerje votash në favor të Partisë Socialiste dhe për ushtrim presioni ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Drejtuesi politik i PD në qarkun e Korçës, Ivi Kaso, tha se personat e përfshirë janë nga institucionet si AKU, hipoteka dhe tatim-taksat, dhe kanë ushtruar shantazh për të siguruar vota për Besa Spahon....
Burimi: Sot.com.al