“Po blejnë vota”/ Arrestohet bashkëshorti i deputetes Elda Hoti, në pranga dhe një 25-vjeçar

“Po blejnë vota”/ Arrestohet bashkëshorti i deputetes Elda Hoti, në pranga dhe një 25-vjeçar

Elda Hoti MIRDITË-Ladi Ndoji, bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Në pranga është vendosur edhe 25-vjeçari Amarildo Jushi. Të dy akuzohen se i bllokuan rrugën një makine me pretendimin se po kryenin veprimtarinë e blerjes së votave. Incidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme (10 maj), ku ZËRI raportoi dhe shoqërimin e bashkëshortit të deputetes. Sipas njoftimit të policisë  Ladi Ndoja 45-vjeç dhe Amarildo Jushi 25-vjeç, të dy banues në Mirditë, u arrestuan në flagrancë për disa vepra penale, përfshirë pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt, vetëgjyqësinë, dhe kanosjen...
Burimi: Zeri.ai