Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Po asgjësonin mbetjet e barit, fermerët u vënë flakën kodrave të Cakranit
Zjarri FIER- Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 21:00 në kodrat e zonës së Cakranit, në kufi me Mallakastrën. Deri më tani raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi. Rrezik për banesat nuk ka. Flakët dyshohet se janë aktivizuar nga fermerët, të cilët kanë ndezur zjarr për të asgjësuar mbetjet e barit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse.