“Po anulohen rezervimet”, Balla ngre alarmin për pasojat e protestave në turizëm
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që, sipas tij, po kanë pamjet e protestave të dhunshme në kryeqytet në imazhin e Shqipërisë dhe sektorin e turizmit. Gjatë një takimi me gratë në Golem, të cilin e cilësoi si kryeqytetin e turizmit, Balla u ndal te shqetësimet e bizneseve turistike për pasqyrimin e përplasjeve në Tiranë dhe pasojat që ato mund të sjellin për rezervimet. Sipas Ballës, pamjet e dhunës të transmetuara nga bulevardi i kryeqytetit po dëmtojnë imazhin turistik të vendit, ndërsa bizneset kanë raportuar shqetësime për anulimin e rezervimeve. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, përfaqësuesi i PS-së akuzoi aktorë politikë vendas dhe ndikime të huaja për nxitjen e dhunës, duke i cilësuar këto...
Burimi:
ntv.al