“Plumbin e gomës e kam ende në sy”, Erjon Vishkulli rrëfen plagosjen në protestë: Eca dy metra dhe rashë në tokë
Erjon Vishkulli TIRANË- Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka rrëfyer momentin e incidentit. Ai ka rrëfyer se gjithçka ndodhi brenda pak sekondave. Sipas rrëfimit të tij, 28-vjeçari thotë se ndodhej 30 metra larg policisë, pasi kishte takuar disa shokë të tij. Ai shprehet se pas goditjes arriti të qëndronte pjesërisht i vetëdijshëm, përpara se një mik ta shoqëronte me makinë. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë. Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë. Isha pak i vetëdijshëm, ndërkohë që një shok më shoqëroi me...
Burimi:
zeri.ai