‘Plumbi i Artë’/ Dëshmia e të penduarit Alibej: Plarent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për ndryshimin e provave në laborator

‘Plumbi i Artë’/ Dëshmia e të penduarit Alibej: Plarent Dervishajt i kërkuan 300 mijë euro për ndryshimin e provave në laborator

Erion Alibej bashkëpunëtor i drejtësisë dhe që gjykohet për dosjen “Plumbi i Artë”, është thirrur si dëshmitar në procesin që po mbahet ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçës për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndojës, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Gjatë dëshmisë së fortë në GJKKO, Alibej ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj Ndojit, duke folur me siguri të plotë se pas atentatit, qëndronte Plarent Dervishaj. Pikërisht për të fshehur gjurmët e lëna nga atentatorët, Alibej thotë se Plarent Dervishajt i kishin kërkuar 300 mijë euro për të prishur provat në laboratorin e Kriminalistikës së Policisë së Shtetit....
Burimi: Syri.net