Plumbat e gomës dhe protokolli i përdorimit. Amnesty International: Rrezik për verbim dhe humbje jete

Plumbat e gomës dhe protokolli i përdorimit. Amnesty International: Rrezik për verbim dhe humbje jete

Gjatë protestës studentore në Tiranë, policia qëlloi me plumba gome ndaj protestuesve, duke lënë disa prej tyre të lënduar. Të rinjtë kanë treguar shenja goditjesh në ballë, qafë dhe në gjoks, ndërsa përdorimi i këtyre mjeteve ngre shqetësime për pasojat që mund të shkaktojnë në shëndetin e tyre. Sipas Amnesty International, plumbat e gomës, pavarësisht se konsiderohen mjete me rrezik më të ulët vdekjeprurës, mund të shkaktojnë dëmtime të rënda, humbje të shikimit dhe madje vdekje. Çfarë rrezikojnë protestuesit nga plumbat e gomës? Në varësi të llojit të predhës, distancës së goditjes dhe pjesës së trupit që preket, plumbat e gomës mund të shkaktojnë plagë të thella, fraktura, hemorragji dhe dëmtime të organeve të brendshme. Goditjet në kokë dhe fytyrë mund të shkaktojnë dëmtime të...