Plotësohen të gjitha vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe Brunilda Kadi

Plotësohen të gjitha vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe Brunilda Kadi

Plotësohen të gjitha vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Përfaqësuese nga Gjykatat e Shkallës së Parë në Këshillin e Lartë Gjyqësor është zgjedhur Brunilda Kadi. Zgjedhja e saj plotëson një tjetër vakancë në përbërjen e KLGJ-së dhe i hap rrugë funksionimit të plotë të institucionit. Me zgjedhjen e Brunilda Kadit, tashmë janë plotësuar të tre vakancat për anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Krahas Kadit, pjesë e përbërjes së re janë edhe Sandër Simoni dhe Fatri Islamaj. Kështu, pas procesit të zgjedhjes së anëtarëve të rinj, Këshilli i Lartë Gjyqësor tashmë ka të plotësuar të gjitha vendet vakante. Tre anëtarët e rinj do t’i bashkohen përbërjes së KLGJ-së në vijim të mandatit të tyre, duke marrë pjesë në ushtrimin e përgjegjësive që lidhen...