Play-off-i i Botërorit 2027 për vajza/ Shqipëria mbyll përgatitjet në Uells, nesër sfida vendimtare – Balkanweb.com – News24
Kombëtarja e vajzave mbylli mbrëmjen e sotme përgatitjet për ndeshjen e kthimit ndaj Uellsit, e vlefshme për raundin e parë të fazës play-off të kualifikueseve të Botërorit “Brazil 2027”. Përfaqësuesja kuqezi zhvilloi seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Parc y Scarlets”, aty ku nesër do të luhet sfida vendimtare, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima. Për këtë përballje, Shqipëria do të ketë dy mungesa. Sara Maliqi nuk do të jetë e gatshme për shkak dëmtimi, ndërsa Arbiona Bajraktari do të mungojë pasi ka plotësuar numrin e kartonëve. Nga ana tjetër, në dispozicion të trajnerit Armir Grima rikthehet Klea Hamonikaj, e cila mungoi në ndeshjen e parë për shkak pezullimi. Pjesa tjetër e skuadrës është e plotë dhe pa probleme fizike. Ndeshja e parë e luajtur në...
Burimi:
gijotina.com