Plator Gashi përzgjidhet fitues i grantit prestigjioz PEN/Heim për përkthimin e romanit “TESTOSTERON” të Arbër Selmanit në anglisht

Plator Gashi përzgjidhet fitues i grantit prestigjioz PEN/Heim për përkthimin e romanit “TESTOSTERON” të Arbër Selmanit në anglisht

Plator Gashi është përzgjedhur ndër dhjetë fituesit e grantit prestigjioz PEN/Heim Translation Fund për vitin 2027, për përfundimin e përkthimit në gjuhën angleze të veprës “TESTOSTERON” të autorit Arbër Selmani, botuar nga Albas në vitin 2025. Lajmin e ka bërë të ditur vetë përkthyesi përmes një postimi, ku ka theksuar rëndësinë e këtij vlerësimi jo vetëm për të dhe autorin, por edhe për letërsinë shqipe në arenën ndërkombëtare. Sipas Gashit, ky është rasti i parë që nga themelimi i skemës në vitin 2004 që PEN/Heim Translation Fund mbështet përkthimin e një libri nga shqipja në anglisht, të realizuar nga një përkthyes shqiptar. Granti ndahet çdo vit për një numër të përzgjedhur përkthyesish letrarë, duke u bazuar në cilësinë e përkthimit, origjinalitetin dhe rëndësinë e veprës....