‘Plas’ sherri në Durrës, shefi i Komisariatit të Krujës qëllohet me shpullë në mes të rrugës (VIDEO)

‘Plas’ sherri në Durrës, shefi i Komisariatit të Krujës qëllohet me shpullë në mes të rrugës (VIDEO)

pamje nga momenti i incidentit DURRËS- Një incident i regjitruar në Durrës është bërë viral në rrjete sociale, pas publikimit të një video ku dy drejtues mjetesh përfshihen në një konflikt fizik me njëri-tjetrin. Siç duket në video, një drejtues makine zbret nga automjeti i tij dhe godet me shpullë një person që drejtonte motorin. Sipas videos, debati duket se nis pasi drejtuesi i motorit i drejtohet me fjalë shoferit të makinës, i cili më pas zbret nga automjeti dhe e godet. Pamjet janë ripostuar nga ish-deputeti demokrat, Myslym Murrizi, i cili pretendon se personi që është në motor dhe që u qëllua është shefi i Komisariatit të Krujës Elton Shahini. Ky i fundit ka qenë më parë shef i komisariatit nr.1 në Tiranë.   “Kjo video...