Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë
👁13139
Demokrati Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës, për shkak të mungesës në sallën e Kuvendit, të ministres Belinda Balluku. Sipas tij, nuk mund të diskutohet “për performancën energjetike të ndërtesave”. Nuk hezitoi ta quante ministren “Zegjine Balluku”, pas përplasjeve të fushatës me deputeten socialiste të qarkut Fier, Zegjine Çaushi. “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen. S’mund të na përgjigjet ministri që nuk është kompetent për sektorin e energjisë, për projektligjin që është në rend dite. Nëse nuk është nismëtari, s’mund të vijohet me shqyrtimin e ligjit”, tha Bardhi. Përgjigjen lidhur me këtë, ia dha ministri Taulant Balla, i cili...