Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
‘Plas’ brenda koalicionit të PD, Berisha u mbyll kutitë kandidatëve, Meta kërkon rinumërim votash
👁6585
Partia e Lirisë ka kërkuar rinumërimin e votave në Kavajë, bashkinë ku Aleanca për Shqipërinë Madhështore siguroi fitoren me 2899 vota më shumë se sa Partia Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi depozitoi sot kërkesën zyrtare në KQZ. Konkretisht kërkohet rinumërim i Njësive Administrative Kavajë, Golem, Synej, Helmas dhe Luz i Vogël. “Të rinumërohen të gjithë fletët e votimit në Bashkinë Kavajë. Dyshime të arsyeshme për parregullsi gjatë procesit të numërimit të votave. Kërkesa jonë në funksion të transparencës dhe legjitimitetit të rezultatit përfundimtar”, ka thënë ai. Disa prej kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Tiranë dyshojnë...