Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Planifikoni pushimet tuaja”, Izraeli promovon planin për të hapur plotësisht hapësirën ajrore
Ministrja e Transportit e Izraelit, Miri Regev, tha se qeveria po ecën përpara me një plan për të rihapur plotësisht hapësirën ajrore të vendit, duke rritur numrin e fluturimeve, duke zgjatur orarin e operimit të aeroporteve dhe duke rivendosur linjat ajrore të huaja. “Kam udhëzuar Autoritetin e Aeroporteve të Izraelit të përgatitet për fazën përfundimtare të operacionit të kthimit të sigurt”, tha Regev. “Plani do të zbatohet në dy kushte: Heqjen e kufizimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm dhe koordinimin me shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës.” “Sot, 24 fluturime do të ulen në Aeroportin Ben Gurion dhe 9 fluturime...