Planifikimi urban, hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë, lehtësi për shtëpitë TIP në fshat

Planifikimi urban, hyn zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë, lehtësi për shtëpitë TIP në fshat

Ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare, i cili sjell ndryshime dhe shtesa të rëndësishme në Rregulloren e Zhvillimit të Territorit. Këto ndryshime prekin disa aspekte kyçe të procesit të dhënies së lejeve të ndërtimit, veçanërisht për shtëpitë në zonat rurale, menaxhimin e taksave dhe mbrojtjen e hapësirave publike nga pengesat private. Vendimi, synon të qartësojë procedurat, të forcojë zbatimin e ligjit dhe të adresojë disa çështje problematike në fushën e planifikimit urban dhe ndërtimit. Lehtësi për strehimin në zonat rurale, “Projektet TIP” Një nga ndryshimet më të rëndësishme është futja e konceptit të “Projekteve TIP”. Këto janë...